Spitali rajonal i Shkodrës me flotë moderne autoambulancash antiCOVID

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Flota e re e autoambulancave moderne antiCOVID është tashmë edhe në spitalin rajonal të Shkodrës, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“Flota e re antiCOVID edhe në spitalin rajonal të Shkodrës, me autoambulancat moderne, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese. 36 autoambulanca të reja kanë plotësuar flotën e urgjencës kombëtare, me standarde europiane”, – theksoi Manastirliu.
“Forca e ekipit të palodhur të urgjencës paraspitalore në Shkodër, për punën e madhe gjatë këtyre muajve të vështirë të pandemisë”, – tha Manastirliu.
36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha pajisjet e ndihmës së shpejtë, investim i qeverisë shqiptare, po plotësojnë flotën antiCOVID në të gjithë territorin.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.