UASHINGTON, 27 janar /ATSH-AFP/ – Hetimi i OBSH-së në Kinë për origjinën e pandemisë së koronavirusit duhet të jetë i thellë dhe i qartë, konfirmoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.
“Është e domosdoshme që të arrijmë në fund të gjërave përsa i përket shfaqjes së pandemisë në Kinë”, theksoi ajo në prag të fillimit të hetimit në terren nga ekspertët e OBSH-së.
“SHBA-ja do të mbështesë një hetim ndërkombëtar që sipas nesh duhet të jetë i thellë dhe i qartë”, shtoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.