Në banesën e re të Medi Agës në Vaqarr/ Mosbesues se do të vinte kjo ditë, sot në shtëpi më të madhe e më të fortë


TIRANË, 27 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në shtëpinë e re të Medi Agës, në Vaqarr, Tiranë, e rindërtuar më e madhe dhe më e fortë se streha që prishi tërmeti.

“Në Vaqarr, Tiranë, në shtëpinë e re të Medi Agës, i cili ishte shumë mosbesues se do të vinte kjo ditë, por sot e ka para syve shtëpinë e re, më të madhe, më të fortë dhe më të bukur se streha që familja e tij humbi në tërmetin tragjik të 26 nëntorit”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi cilësinë me të cilën është ndërtuar banesa e re, ndërsa shtoi se sa mosbesuese ishte kjo familje se do të vinte kjo ditë.

“Ishte një e keqe për t’u hequr. Kaloi tani. Ne kur mbarojmë një shtëpi themi, një e sharë më pak, se për fjalë të mira nuk ka problem”, tha Rama.

Pas tërmetit i cili shkatërroi strehën ku jetonin 4 kurora bashkë, tashmë secila prej familjeve ka përfituar një banesë të re. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.