Kursi i këmbimit/ Leku fiton terren ndaj dollarit dhe euros, forcohet paundi britanik

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku fitoi terren ndaj dollarit amerikan dhe monedhës së gjelbër europiane, ndërsa u dobësua kundrejt frangës zvicerane dhe paundit britanik.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 101,99 lekë ose 0,03 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha europiane humbi 0,04 pikë dhe këmbehet me 123,65 lekë.

Paundi britanik forcoi pozitat me 0,83 lekë dhe këmbehet me 140.09 lekë, ndërsa franga zvicerane me 0,12 lekë dhe këmbehet në kotën e 114,89 lekëve.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.