“Këta s’paguanin as 5000 lekëshin për një bebe”/ Braçe për deklaratën e Kryemadhit: Kjo është Sude

TIRANË, 27 janar /ATSH – I. Vata/ Zv.kryeministri Erion Braçe e cilëson si një skemë mashtrimi planin e LSI-së, veçanërisht sa i përket pikës për bonusin për bebet.

Braçe e krahason me Suden e firmave piramidale, duke shtuar se ata që nuk dhanë as 5 mijë lekë në maternitet, nuk mund të japin 25 mijë dollarë.

Braçe shprehet se “jo, fare. I bën për 5 minuta, 5 ditë janë shumë Ja se si: Ti vendos të kesh një fëmijë dhe për 9 muaj ai vjen në jetë. Këtu nis sudellëku, magjia. Zonja më lart të ndan nga paratë e të gjithëve 1000 dollarë, as lekë e as euro, nuk t’i jep, por t’i mban në një fond”.

“E di sa? 25 vite! Pra, nuk ti jep për 25 vite me radhë, por i mban ajo në një fond. Në vitin e 25-të, nëse djali apo vajza jote dhe vajza apo djali i një tjetri, fiks ata që ti dhe ai lindën para 25 vitesh, vendosin dhe bëjnë një fëmijë, magjia bëhet realitet dhe, kjo më lart ju jep 25 mijë dollarë. Pas 25 vitesh dhe jo ty që linde sot, por atij që do lindësh ti nëse ai do lindë një fëmijë tjetër. E kuptove”, shprehet ai.

Braçe shton se “prit se qenka llogaria gabim. Janë dy për të bërë një fëmijë, pra para 25 vitesh lindi një djalë e një vajzë që pas 25 vitesh janë bashkë dhe bëjnë një fëmijë dhe marrin 25 mijë dollarë njëri e 25 mijë dollarë tjetra”.

“O Sude ku je? Ja kjo është. Fiks në 5 minuta kjo bëhet realitet, por zgjat 25 vite. Dhe mos harroni, këta nuk paguanin as 5000 lekëshin për një lindje e ju kishin borxh dhe bebeve”, thekson në fund Braçe.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.