GJERMANI – Maas: Zgjatja e traktatit New Start një hap më shumë për sigurinë në Europë

BERLIN, 27 janar /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë gjermane përshëndeti sot zgjatjen e traktatit ruso-amerikan New Start mbi kufizimin e armatimeve bërthamore, që përbën për atë një hap më shumë për sigurinë, gjithashtu në Europë.

“Kjo zgjatje është një lajm i rëndësishëm me të cilin qeveria e re amerikane dërgon sinjalin e parë”, shtoi Heiko Maas në një komunikatë.

Ai i bëri thirrje SHBA-së të riintegrojë me urgjencë traktatet INF për raketat tokësore dhe Qiejt e Hapur për verifikimin e lëvizjeve ushtarake, nga të cilat ata u tërhoqën nën administrimin e Donald Trump. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.