COVID-19 – Irlanda zgjat kufizimin e tretë dhe vendos karantinë të detyrueshme

DUBLIN, 27 janar /ATSH-AFP/ – Irlanda do të zgjasë kufizimin e tretë deri më 5 mars dhe do të miratojë për herë të parë masën për karantinë të detyrueshme për të luftuar kundër koronavirusit, njoftoi kryeministri Micheal Martin.

“Qeveria ka vendosur të zgjasë të gjitha kufizimet aktuale deri më 5 mars, për të reduktuar numrin e personave të kontaminuar nga sëmuandja”, deklaroi para gazetarëve Martin,

“Mesazhi për njerëzit për gjashtë javët e ardhshme është shumë i thjeshtë, qëndroni në shtëpi, mos udhëtoni”, theksoi ai.

Dyqanet jo thelbësore, pub-et, restorantet dhe shkollat do të qendrojnë të mbyllura duke zgjatur masat e marra që prej fillimit të janarit në një vend që numëron deri tani 2 997 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në një popullsi prej pesë milionë banorë.

“Ndërkohë, përveç disa përjashtimeve, kushdo që hyn në Irlandë nga jashtë do t’i nënshtrohet karantinës së detyrueshme”, theksoi zëvendëskryeministri, Leo Varadkar.

Ai shpjegoi se në shumicën e rasteve të sapoardhurit do të jenë në gjendje të karantinohen në shtëpi, por që për herë të parë do të jetë e detyrueshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.