BRUKSEL – AstraZeneca refuzon takimin me BE-në për vonesat e vaksinave

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-AFP/ – Kompania farmaceutike britanike AstraZeneca, e fajësuar në Europë për vonesat në shpërndarjen e vaksinës së saj Covid-19, u tërhoq nga një takim që do të organizojë sot BE, tha një zyrtar i lartë europian.

AstraZeneca, e cila njoftoi dërgesa më të vogla sesa pritej në tremujorin e parë për shkak të një “rënie të rendimentit”, tashmë ishte thirrur dy herë për t’u shpjeguar përpara përfaqësuesve të shteteve anëtare dhe Komisionit Europian.

Arsyetimet e saj u konsideruan “të pakënaqshme” dhe një takim tjetër ishte caktuar për sot pasdite, në orën 18:30./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.