Tabaku: Shqipëria me borxhin me të lartë publik

TIRANË, 26 janar/ATSH – I. Vata/ Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaroi sot se “Shqipëria është vendi me borxhin me të lartë publik, thuajse 80 % të PBB vetëm për 9-mujorin 2020”.

Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se “asnjë lek nga borxhi nuk ka shkuar për shqiptarët, por për njerëzit pranë Ramës. Shqiptarët paguajnë borxhin bizneset e Ramës mbushin xhepin”.

“Vendi me ndihmën më të ulët ekonomike në kohë pandemie, vetëm 0.86 % të PBB për bizneset dhe të punësuarit në kohën e flamës. Mbi 100 mijë shqiptarë të papunë në pak muaj, mbi 60 biznese në ditë të falimentuara. Buxheti në shërbim të oligarkisë Rama”, tha ajo.

Tabaku shton se “vendi do pësojë një rënie ekonomike 7.5 % të PBB. Më të varfër, me borxhin me të lartë në rajon dhe me mbështetjen me të ulët për frymë”.

“Këto janë kusuret e një vjedhje 8-vjeçare. Ta largojmë sa nuk është vonë! Ta largojmë për të fituar kohën dhe të ardhmen. Në 25 prill do ti tregojmë vendin atyre që zhytën familjet tona në varfëri dhe mjerim”, tha ajo. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.