Siguria ushqimore/ 482 inspektime dhe 18 masa paralajmëruese në të gjithë vendin

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë kryer 482 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në zbatim të planit të punës për sigurinë ushqimore, por edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 18 masa me paralajmërim, përgjithësisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit të dezinfektimit, si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 43 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antiCOVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 176 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet”, njofton AKU.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.