COVID-19 – Numri i rasteve në botë tejkalon shifrën 100 milionë

PARIS, 26 janar /ATSH-AA-AFP /- Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 100 milionë.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 1 760 të vdekur, Britania e Madhe 610 dhe Brazili 592.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 419 220 të vdekur për 25 127 573 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.