Braçe: Shqipëri me serra sipas standardeve europiane

TIRANË, 26 janar/ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se falë Komisionin Europian dhe programeve për bujqësinë dhe AZHBR, në Shqipëri janë ndërtuar serra me standardet europiane.

Braçe shprehet solli si shembuj dy fermerë që “që prodhojnë, nuk bëjnë pallate. Me Misirin dhe Ergysin, agronomin që nuk ka ikur në Gjermani”.

“Në “fabrikën” e tyre që prodhon thuajse çdo ditë të vitit, perime për eksport e për vendin, Tiranën kryesisht. Shumë pasion, shumë mund, shumë sakrificë, shumë punë për 400 tonë prodhim në vit. Duan ta kapin shumë shpejt këtë sasi prodhimi dhe më shumë”, tha ai.

Braçe shton se “do aplikonte sot për naftën pa taksa e tatime dhe natyrisht për dy sezone prodhimi. “Na ndihmon shumë edhe kjo”, më tha. Ndërkohë serra e tyre një superteknologji, pa lidhje me ç’kemi patur deri tani, e njëjtë me çdo serrë në Europë”.

“Shihini fotot, e gjitha teknologji dhe kontroll mbi çdo përbërës që i shkon bimës. Të lumtur të dy, edhe Misiri, edhe agronomi, ju ka duk puna. Ja që jetohet edhe pa bërë pallate. Ndërkohë kam një falenderim për Komisionin Europian dhe programet e tij për bujqësinë; falenderim kam edhe për AZHBR dhe Fridën që i rri mbi kokë punës”, shprehet ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.