Bankat rritën me 27 % portofolin e letrave me vlerë në fund të vitit 2020

TIRANË, 26 janar /ATSH/ Bankat tregrate në vend, rritën me 27 % portofolin e letrave me vlerë në fund të 2020, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, në fund të tremujorit të tretë 2020, sektori bankar në Shqipëri zotëronte letra me vlerë në shumën totale prej 487 miliardë lekë, ose në rreth katër miliardë euro.

Mirëkapitalizimi i sektorit bankar, ka bërë që bankat të jenë financueset më të mëdha të bonove të thesarit dhe obligacioneve qeverisë.

Aktualisht, letrat me vlerë përbëjnë më shumë se 31 % të totalit të aktiveve të sektorit bankar shqiptar dhe së bashku me kredinë janë treguesit kryesorë në bilancin e tyre. e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.