27 vite në shërbim të pacientëve të vegjël/ Infermierja Kristina Marku, shembull i profesionalizmit

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e konsideroi sot infermieren e shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT, Kristina Marku, si shembull të profesionalizmit.

Sipas ministres Manastirliu, infemierja Marku prej 27 vitesh është në shërbim të pacientëve të vegjël.

“Kristina Marku është zemra e ekipit të infermiereve të shërbimit të reanimacionit pediatrik në QSUT. Prej 27 vitesh në shërbim të pacientëve të vegjël, kryeinfermierja e shërbimit të reanimacionit është shembull për profesionalizmin, sakrificën, përkushtimin e dashurinë që jep në këtë shërbim delikat, ku çdo ditë luftohet për jetën”, shprehet Manastirliu.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.