Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi vendos ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të KZAZ-ve

TIRANË, 25 janar /ATSH – I. Vata/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi sot mbledhje publike në mbështetje të Kodit Zgjedhor për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet: “Për disa ndryshime në vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen selitë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend  të datës 25 prill 2021”; “Për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”; “Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.

Po ashtu, Komisioneri vendosi ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të KZAZ-ve në datat 27, 28 dhe 29 janar 2021 sipas kalendarit të përcaktuar. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.