TIRANË, 25 janar/ATSH/ “Tirana” u mund në shtëpi nga “Laçi” me rezultatin 0-1. Kjo është goditja e dytë radhazi për ekipin kryeqytetas pas derbit.
Goli i Mazrekaj në minutën e 72-të vulosi fatin e ndeshjes me triumfin e kurbinasve dhe dështimin e radhës për kampionët në fuqi të Superligës.
Me këtë humbje, bardheblutë i largohen më shumë objektivit për mbrojtjen e titullit, që tani duket një mision i pamundur.
Jashtë edhe nga Kupa, vetëm zona europiane mund të shpëtojë “Tiranën” nga humbjet e mëdha të sezonit.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.