SPANJË – Rekord rastesh me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë

MADRID, 25 janar /ATSH-ANSA – Gjatë kësaj fundjave në Spanjë është regjistruar një rekord tjetër infektimesh me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 93 822 raste të reja dhe 767 të vdekur”, sipas El Pais që citon Ministrinë e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të infektimit për 100 000 banorë është rritur këto dy javë nga 829 të premten në 885 sot.

Sipas, Fernando Simón, zyrtar i urgjencave shëndetësore në Spanjë, njësitë e kujdesit intensiv janë në limitin e tyre.

‘Është e mundur që ne kemi arritur një pik dhe jemi në fazë rënieje”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.