Reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, nuk raportohen probleme të emergjencave civile

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Në të gjithë njësitë administrative të bashkive Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz nuk raportohen probleme të emergjencave civile.
Prefektura e qarkut Shkodër bëri të ditur se të gjithë strukturat janë në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm të angazhuar në përballimin e situatës së reshjeve në qarkun Shkodër.
Sipas prefekturës, në vijimësi të monitorimit të situatës së reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit, vijon dhe monitorimi i situatës hidrike hap pas hapi duke bërë një interpretim periodik të treguesve hidrometrik.
“Hidrometri  Dajç shënon kuotën 6.35 m (max 6.30), hidrometri Drini Bahçallëk shënon kuotën 7.15 m / (max 7.50), hidrometri Buna Pazar shënon kuotën 8.57 m (max 8.70)”, – tha prefektura.
Sipas informacioneve paraprake në të gjithë njësitë administrative të bashkive Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz, nuk raportohen probleme të emergjencave civile, ndërkohë që të gjithë strukturat janë në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm të angazhuar në përballimin e situatës së reshjeve në qarkun Shkodër.
/k.s/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.