PORTUGALI – De Sousa fiton zgjedhjet presidenciale

LISBONË, 25 janar /ATSH-AA/ – Marcelo Rebelo de Sousa ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Portugali.

Në Portugali u mbajtën zgjedhjet e dhjeta presidenciale në të cilat për pozitën e shefit të shtetit garuan shtatë kandidatë, ndërsa 72-vjeçari De Sousa fitoi 60,7% dhe siguroi mandatin e dytë pesëvjeçar.

De Sousa korri fitore të madhe tashmë në raundin e parë të zgjedhjeve, ndërsa aktualisht është kandidati i Partisë Social Demokrate të Portugalisë në opozitë. Ana Gomes si kandidate e Partisë Socialiste në pushtet fitoi 12,97 % të votave.

Lideri i partisë së djathtë ekstreme Chega Andre Ventura fitoi 11,9 % të votave, ndërsa kryeson partinë që u themelua para dy viteve.

De Sousa në fjalimin fitues paralajmëroi se prioritet në mandatin e ri do të jetë lufta kundër pandemisë COVID-19.

Në zgjedhjet në Portugali gjithsej votuan 39,49 % të votuesve të regjistruar, që është dalja më e vogël në historinë demokratike të vendit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.