Moti me shi e borë/ ARRSH: Qarkullimi normal në të gjitha akset, nën kontroll segmentet ku ka rënie të gurëve

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur sot se, gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut, në të gjithë territorin por pa sjellë probleme të mëdha me qarkullimin e lëvizjes në akset rrugore të vendit.
Sipas ARRSH-së, vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
ARRSH informon se, “rënia e materialeve ka patur në segmentet Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash në km 107 dhe Shkopet-Ulëz. Këto kase janë mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim”.
Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12, mjetet të qarkullojnë me zinxhirë
Kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.