Moti me reshje/ KESH monitoron situatën në kaskadën e lumit Drin

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) po monitoron situata hidrike në vend dhe veçanërisht në kaskadën e lumit Drin, pas rikthimit të reshjeve të vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit, duke garantuar siguri të digave dhe menaxhim të kujdesshëm të prurjeve të ujit në Hec e Fierzë, Koman dhe Vau Dejës.
Sipas informacionit të KESH-it, sot në orën 12:00, nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: Hec-i Fierzës 289.21 mmnd, (kuota max. 296 mmnd), Koman 170.12 mmnd, (kuota max. 175.5 mmnd) dhe Vau i Dejës 71.85 mmnd (kuota max. 76 mmnd).
Prodhimi në të tre Hec-et është: Hec Fierzë, 6.000 MWh (ditor), Hec Koman, 12.700 MWh (ditor), Hec Vau i Dejës, 4.000 MWh (ditor);
Sipas KESH-it, prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1560 m3/s. Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë: Hec Fierzë – 299 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat; Hec Koman – 657 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat; Hec Vau i Dejës – 430m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.
KESH do të vijojë të monitorojë situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave, furnizimin me energji elektrike të konsumatorit vendas dhe shmangien e ndikimit negativ të shkarkimeve në zonën e NënShkodrës.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.