TIRANË, 25 janar /ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës bën të ditur se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është në gatishmëri dhe po ndjek me prioritet furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, duke punuar në terren për eliminimin e defekteve në kushtet e motit me reshje shiu.
OSHEE gjatë situatës së emergjencës në muajin janar, vuri në gatishmëri 1314 punonjës dhe 347 mjete të cilët u angazhuan në terren për riparimin e defekteve nga moti i përkeqësuar të 34 fidera.
37 044 abonentëve iu rikthye energjia, pas riparimit të defekteve nga moti i përkeqësuar me reshje shiu, dëborë në zonat veriore dhe juglindore të vendit dhe temperatura të ulëta.
Ndërkohë që grupet e teknikëve të OSHEE-s, në kushtet e motit të keq, riparuan 40 km linja të dëmtuara, 65 shtylla elektrike dhe 4 transformatorë dhe kabina elektrike.
Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, falë reagimit në kohë të brigadave të terrenit për riparimin e defekteve.
/r.e/