TIRANË, 25 janar /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta apelon që të ndalohet largimi i trurit nga vendi ynë.
“Ndal largimit të trurit! Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim”, u shpreh presidenti Meta në një reagim.
“Nga Shqipëria duan të largohen 92 % e studentëve për mjekësi. 79 % e studentëve për ekonomi. 64 % e studentëve për pedagogji”, tha ai.
“Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim”, theksoi ai.
/r.e/