Kushi: Vullnetarët e Korpusit të Paqes, kontribut në pasurimin e kurrikulës dhe projekteve rinore

TIRANË, 25 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi priti sot në një takim kortezie drejtoreshën e re të Korpusit të Paqes Shqipëri dhe Mali i Zi, Megan Wilson.
Ministrja Kushi tha se “në takim u diskutua rreth bashkëpunimit të deritanishëm institucional mes MASR dhe Korpusit, si dhe u ndalëm tek mundësitë që kemi përpara për të thelluar më tej shkëmbimet tona në fusha me interes të përbashkët”.
“Pafundësisht mirënjohëse për vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët me kontributin e vazhdueshëm ndër vite kanë hedhur bazat e një partneriteti shumë të mirë në zhvillimin e programeve të shumta për gjuhën angleze, pasurimin e kurrikulës dhe projektet rinore”, tha Kushi.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.