TIRANË, 25 janar /ATSH – I. Vata/ Me fonde të siguruara nga vetë bashkia e Kuçovës janë rikonstruktuar dy shkolla 9-vjeçare në dy fshatra.
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj solli në vëmendje investimet, duke shtuar se ato janë bërë në një kohë të shkurtër.
“Angazhimet tona për punët publike nuk kanë munguar e aq më tepër tani që pushtetin lokal në Kuçovë, e kanë ata që e meritojnë, Partia Socialiste e Shqipërisë, jo më partia e mësuar të rritej si gram”, tha ajo.
Po ashtu, deputetja e PS-së Felaj tha se nxënësit janë gati për t’u kthyer në shkollën e rindërtuar në Vodëz. Tashmë, stafi mësimor do bëjë gati klasat me të gjitha mjetet mësimore, si dhe me punët e bukura të nxënësve të përgatitura në vite.
Investimet në objektet arsimore, ujësjellës, qendra shëndetësore dhe rrugë po transformojnë çdo ditë jetën e komuniteteve në zonat rurale të Kuçovës.
/j.p/r.e/