TIRANË, 25 janar/ATSH/ Pas shirave të rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, punonjësit e terrenit në bashkinë e Tiranës kanë rikthyer situatën në normalitet.
Ata kanë punuar edhe gjatë natës, ku kanë zhvendosur ndonjë pemë që mund te jetë thyer apo pastruar rrugët rurale nga rrëshqitja e dherave.
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke falënderuar kolegët e papërtuar, shprehet “mirënjohje kolegëve të papërtuar që rikthyen Tiranën në normalitet pas shirave”.
“Falë investimeve të duhura të bashkisë Tiranë, kryeqyteti tashmë nuk ka aspak probleme me përmbytjet”, tha Veliaj.
Mbrëmjen e djeshme Tirana, si dhe shumë qytete të vendit u përfshinë nga reshje të dendura shiu.
/k.s/r.e/