Fermeri Lavdrim Çela, ndër aplikuesit e skemës së naftës pa taksa: Na ulet kostoja e prodhimit

TIRANË, 25 janarATSH/ Në të gjithë vendin vijojnë aplikimet e fermerëve me NIPT në portalin e-albania për të përfituar naftën falas. Skema e re e subvencionit do të ulë kostot e prodhimit dhe do të rrisë më shumë fitimet e fermerëve.

Në zyrat e AREB dhe Agropikat janë specialistët e bujqësisë që ofrojnë asistencën e tyre në aplikimin online që mbyllet më 25 shkurt

Lavdrim Çela, fermer nga fshati Stropcke, i Pogadec është një ndër aplikuesit e skemës së naftës pa taksa.

Ai u bën thirrje të gjithë fermerëve të bëhen pjesë e kësaj skeme.

“U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të shoqatës, por edhe të gjithë fermerëve të aplikojnë për tu bërë pjesë e skemës së naftës falas nga ministria e Bujqësisë. Është një ndihmë e madhe për të gjithë fermerët në vend, pasi ul koston e prodhimit”, shprehet ai.

Çela theksoi se për të aplikuar për t’u bërë pjesë e skemës së naftës falas ishte asistuar nga ekpertët e bujqësisë pranë zyrave të AREB dhe agropikave. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.