Covid-19 nuk ndalon garën e blockchain

MILANO, 25 janar /ATSH-ANSA/ – Urgjenca Covid-19 nuk ka ndaluar zhvillimin e teknologjive blockchain (blockchain është një sistem i regjistrimit të informacionit në një mënyrë që e bën të vështirë ose të pamundur ndryshimin, hakerimin ose mashtrimin e sistemit – shën. i përkth.).

Nga 1 242 iniciativa të anketuara nga 2016 deri në 2020 (734 njoftime dhe 508 projekte konkrete), 267 prej tyre, sipas vëzhguesit të Politecnico di Milano, u prezantuan në 12 muajt e fundit në nivel ndërkombëtar.

Emergjenca kufizoi nisjen e iniciativave të reja dhe i shtyu kompanitë të përqendrohen në projekte tashmë aktive, por më të pjekura: 60% e shpenzimeve kanë të bëjnë me projekte operacionale, 28% projekte pilot, vetëm 11% prova të konceptit dhe vetëm 1% trajnime.

Financat janë sektori më i përfaqësuar, me 58% të shpenzimeve, dhe i vetmi që ka rritur investime (+ 6%), pasuar nga agroushqimi (11%), shërbimet komunale (7%) dhe PA (6%).

Vendet më aktive në blockchain janë SHBA, me 72 projekte të nisura në pesë vitet e fundit dhe Kina, me 35 raste, pasuar nga Japonia (28), Australia (23) dhe Koreja e Jugut (19). /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.