Basha: Rama nuk e ka mendjen tek njerëzit, por te pasurimi i tij

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Rama nuk e ka mendjen tek njerëzit, por te pasurimi i tij me mafien.

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit”, shprehet Basha.

“Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe çirakët e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shton Basha. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.