“Zemra plot”, vijnë në jetë trinjakë në maternitetin “Mbretëresha Gerldinë”, Manastirliu: Vijojmë mbështetjen për çdo të porsalindur

TIRANË, 24 janar – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndau sot lajmin e mirë për lindjen e trinjakëve në familjen Dardeshi nga Dibra pas 3 fëmijëve, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Zemra plot për familjen Dardeshi, që pas 3 fëmijëve, gëzohen me trinjakë, të cilët kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me kujdesin shembullor të stafit mjekësor”, shprehet Manastirliu.

Manastirliu shprehet se familja nga Dibra merr menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët.

Politika sociale e qeverisë e bonusit të bebes u jep familjeve 40,000 leké për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.