Tabaku: Në Zall-Herr asnjë investim

TIRANË, 24 janar/ATSH/- Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku zhvilloi sot një takim me banorët e zonës së Zall Herrit, sipas të cilëve ata janë të braktisur dhe në izolim të plotë nga bashkia.

Tabaku tha se “kjo është mënyra e qeverisjes së Edi Ramës, duke i gënjyer me një thes miell dhe një kafe dhe nuk bën asnjë investim, nuk kujdesen për punësimin”.

“Ata nuk dinë të investojnë, as të bëjnë shkolla, as të bëjnë rrugë, shkollën që ishte e mbyllën. Ata dinë vetëm të rrisin taksa dhe të gënjejnë. Nuk është modeli që do Shqipëria, nuk është ky modeli që duan qytetarët”, tha Tabaku.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.