PORTUGALI – Hapen qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale

LISBONË, 24 janar /ATSH-AFP/ – Qendrat e votimit u hapën sot në Portugali për zgjedhjet presidenciale që duhet të ratifikojnë rinovimin e kreut aktual të shtetit por që, në një kontekst dramatik shëndetësor, rrezikojnë të shënohen nga një mobilizim i dobët.

Kutitë e votimit u hapën në orën lokale 08:00 në territorin kontinental portugez dhe në ishullin Madeira.

Rezultatet zyrtare do të shpallen menjëherë, pasi të numërohen fletët e votimit.

Presidenti në largim, konservatori i moderuar Marcelo Rebelo de Sousa, po kërkon një mandat të dytë pas pesë vitesh të një bashkëjetese paqësore me qeverinë aktuale socialiste, të udhëhequr nga Antonio Costa.

Ndërsa sondazhet parashikojnë rizgjedhjen e tij në raundin e parë, pyetja kryesore rreth votimit ka të bëjë me rezultatin e kandidatit të ekstremit të djathtë André Ventura, i cili shpreson të krijojë një surprizë duke u renditur i dyti, përpara ish-deputetes socialiste, Ana Gomes./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.