“E premtja e leximit” në shkolla/ Kushi: Sensibilizim për nxitjen e të lexuarit

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi, lançoi sot nismën më të fundit për nxënësit në shkolla “E Premtja e Leximit”.

“Çdo të premte, leximi i poezive, prozave apo eseve nga nxënësit dhe për nxënësit, krijuar nga ata vetë apo autorë të njohur shqiptarë, do të jetë mbi të gjitha sensibilizim për zhvillimin e mëtejshëm të leximit”, – tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “me leximin modest të poezisë “TETOR” të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, gjatë aktivitetit kushtuar Ditës Kombëtare të Rinisë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, kam dëshirë të lançoj nismën më të fundit të MASR për nxënësit në shkollat tona “E Premtja e Leximit””.

“Kjo nismë do të shërbejë edhe si një formë e thjeshtë për t’i kushtuar rëndësi më të madhe identitetit tonë dhe për të vlerësuar, ruajtur, përparuar dhe kultivuar gjuhën tonë të bukur dhe të ëmbël shqipe”, – tha Kushi./k.s/j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.