Vdes Larry King gazetari dhe intervistuesi legjendar amerikan

NJU JORK, 23 janar /ATSH-AFP/ – Gazetari i famshëm amerikan dhe intervistuesi i njohur  Larry King, legjendar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jashtë vendit për intervistimin e personaliteteve të panumërta, vdiq në moshën 87 vjeç.

”Larry King ishte pranuar në spital pasi kishte kontraktuar Covid-19”, tha CNN.

“Për 63 vjet në radio, televizion dhe media dixhitale, mijëra intervista dhe çmime të Larryt  në të gjithë botën janë dëshmi e talentit të tij unik si njeri i medias”, theksoi Ora Media.

I njohur për mëngët e këmishave, veshjet shumëngjyrëshe dhe syzet e mëdha, ai drejtoi shfaqjen “Larry King Live” për 25 vjet.

Ai ka intervistuar të gjithë presidentët e SHBA që nga viti 1974 dhe udhëheqës të tillë si palestinezi Yasser Arafat, si dhe yje si Frank Sinatra, Marlon Brando ose Barbra Streisand./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.