KALIFORNI, 23 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden urdhëroi agjencitë federale të shqyrtojnë emetimet dhe standardet e konsumit të karburantit dhe të rishikojnë dhjetëra rregullore të epokës Trump që mund të kenë ndikuar negativisht në shëndet dhe ambientin publik.
Qëllimi i presidentit Biden, i cili e ripërfshiu SHBA-në në Marrëveshjet e Klimës, të Parisit, është të zhbëjë ndryshimet e miratuara nën presidencën Trump dhe të vendosë standarde më të rrepta, të ngjashme me ato të Obamës.
Për më tepër, kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë pritet të jetë më proaktiv për të realizuar një të ardhme tërësisht elektrike, aq sa thuhet se kërkohet instalimi i 500 000 stacioneve të karikimit për të mbështetur kalimin në automjetet elektrike.
”Urime për Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris”, theksoi CEO i ”General Motors”, Mary Barra. /os/