TIRANË, 23 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot një biznes fason në Elbasan, ku theksoi se “sektori fason është një sektor i rëndësishëm punësimi”.
“Sapo morëm qeverisjen e vendit ne aplikuam tatimin progresiv duke ulur kështu tatimin mbi pagën për 97.5% të gjithë të punësuarve në vend”, tha Balla.
Ai theksoi se “të punësuarit në sektorin fason ishin përfitues direkt pasi paguajnë zero taksë”.
“Vetëm 2.5% e të punësuarve në Shqipëri paguajnë tatim mbi 13% në vend. Sepse me ne socialistët kush paguhet më pak paguan zero taksë dhe kush paguhet më shumë paguan më shumë taksa”, tha Balla. /m.m/