Konsolidim i shërbimit psiko-social/ Kushi: Vetëm në 2020-2021 dyfishuam numrin e punonjësve

TIRANË, 23 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një bashkëbisedim me disa nga punonjëset e shërbimit psiko-social.

Në këtë takim fokusi kryesor ishte zhvillimi profesional dhe forcimi i kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme. Gjatë bashkëbisedimit u shprehën opinione dhe sugjerime të punonjësve në funksion të përmirësimit të përvojës shkollore, si dhe për të adresuar sfidat që paraqiten në këtë kohë jo të lehtë pandemie.

“Një shërbim psiko-social më i fortë nënkupton direkt mbështetje më të madhe ndaj fëmijëve tanë, adresim të vazhdueshëm për fenomene të caktuara nëpër shkolla, si dhe menaxhim më të lartë dhe efikas ndaj shqetësimeve që ngrihen kryesisht tek shtresat vulnerabël”, tha Kushi.

Ajo theksoi se vit pas viti ka ardhur duke konsoliduar gjithnjë e më shumë shërbimi psiko-social. Vetëm në vitin shkollor 2020-2021 është dyfishuar drejtpërdrejt numri i punonjësve.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.