TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ministria e Drejtësisë u ofron qytetarëve, ndihmë ligjore falas, përmes platformës Juristi Online, në portalin e-Albania.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, shprehet se “rubrika informative me pyetje nga qytetarët që kërkojnë Ndihmë Ligjore Falas, shoqërohet me përgjigjet e ekspertëve në platformën “Juristi Online” “.
Ministrja Gjonaj, inkurajon të gjithë qytetarët në kërkim të këshillave ligjore, të dërgojnë pyetjet e tyre në çdo kohë tek www.juristionline.al ose të telefonojnë në numrin e pa pagesë 0800 1010.
Ndërsa publikoj hapat që ndihen në marrjen e këtij shërbimi.
“Ndiqini me kujdes pyetjet dhe përgjigjet pasi mund të vlejnë edhe për rastin tuaj”- u shpreh Gjonaj. e,xh/