4 të vrarët e 21 janarit/ Spiropali: Do i kujtojmë çdo ditë për ta shporrur farën e pushtetarit që vret dhe fsheh provat

TIRANË, 23 janar/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh sot se katër të vrarët e 21 janarit 2011, që u nderuan dy ditë më parë me titullin e lartë “Dëshmorë të Atdheut”, “do i kujtojmë çdo ditë për ta shporrur farën e pushtetarit që vret dhe fsheh provat. Që blen dhe merr peng drejtësinë”.

Spiropali theksoi se “nuk na kompleksojnë hijenat që dje justifikonin vrasjet dhe ndihmonin publikisht në manipulimin e provave, dhe sot pyesin me nënqeshje cinike pse nuk keni bërë drejtësi”

Ajo theksoi se “nuk ka ujë që e lan Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën”.

“21 Janar, 22, 23… Nuk na kompleksojnë hijenat që dje justifikonin vrasjet dhe ndihmonin publikisht në manipulimin e provave, dhe sot pyesin me nënqeshje cinike pse nuk keni bërë drejtësi. Do i kujtojmë çdo ditë për ta shporrur farën e pushtetarit që vret dhe fsheh provat. Që blen dhe merr peng drejtësinë. Që mbron plaçkën e vjedhur. Që tallet me gjakun. Që mburret me vrasjen.  Nuk ka ujë që e lan Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Drejtësia dhe gjaku i të rënëve do të bjerë mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre”, deklaroi ministrja Spiropali.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.