Vaksinimi antiCovid/ Sot u vaksinuan mjekë anestezistë, mikrobiologë si dhe laborantë

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Ditën e sotme u krye vaksinimi i mjekëve anestezistë, mikrobiologë si dhe laborantë që kryejnë testet COVID në vijën e parë të përballjes me virusin e rrezikshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot fotografi gjatë kryerjes së vaksinave nga mjekët në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania.

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në Shqipëri nisi më 10 janar, ku të parët që po marrin këtë shërbim janë personeli shëndetësor, që do të pasohen nga të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuarat.

Distanca mes dozës së parë dhe marrjes së dozës së dytë është 21 ditë. Deri tani, vaksinimi nuk ka shfaqur asnjë problematikë tek asnjë mjek dhe infermier që ka injektuar dozën e parë./k.s/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.