Pensionistët që kanë kaluar COVID-19/ Teliti: 2 milionë lekë kostoja e kurimit

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti zhvilloi sot një bisedë me një pensioniste që pak muaj më parë është përballur me COVID-19.

Ai sjell dëshminë e pensionistes Asime Çela, e cila tregon vështirësitë e mëdha në këtë përballje, ndërsa thotë se “kurën e ilaçeve e ka blerë me lekët e veta dhe me ndihmën e fëmijëve, pasi me pension është e papërballueshme kostoja prej 2 milionë lekësh”.

“Ndihmë nga shteti zero. Ndërkohë që në vit t’i merr pension 2 milionë lekë, të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it”, tha Teliti, duke iu drejtuar pensionistes./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.