Mbi 5 500 qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë

TIRANË, 22 janar/ATSH/ 5509 procedura kardiologjike janë kryer gjatë vitit 2020, pavarësisht situatës së pazakontë të pandemisë.

Paketa e shërbimeve të kardiologjisë, ku përfshihen kryerja e angioplastikës koronare, angiografisë koronare dhe vendosja e pacemaker definitiv është një shërbim që mbulohet 100 % nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor janë kryer 2 677 angiografi koronare, 2 300 angiogarfi angioplastikë dhe 287 pacemaker definitiv.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.