LONDËR, 22 janar /ATSH-AA/ – Borxhi publik i përgjithshëm i Britanisë së Madhe është rritur në dy trilionë e 131 miliardë sterlina, sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave.
Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS), në muajin dhjetor të vitit 2020 borxhi mujor publik i vendit përveç bankave publike ishte 34,1 miliardë sterlina.
Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak borxhi mujor publik i Britanisë ishte 28,2 miliardë sterlina.
Sipas të dhënave të fundit, borxhi publik neto i Britanisë përveç bankave publike për periudhën nga prilli i vitit 2020, kur filloi periudha tatimore e deri në dhjetor është rritur në 333,5 miliardë sterlina.
Ndërkohë borxhi i përgjithshëm i vendit u rrit në 99,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2 trilionë e 131 miliardë sterlina.
Shifra në fjalë nëse krahasohet me përqindjen e borxhit publik me PBB-në është niveli më i lartë që nga viti 1962.
Rregullimet e buxhetit në Britani që u ndikuan nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) pritet të njoftohen më 3 mars./ ec/