Kushi me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco: Thellim i mëtejshëm i iniciativave në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Kryetarin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Kushi uroi ambasadorin Del Monaco për detyrën dhe i shprehu gjithë gatishmërinë personale dhe institucionale për të çuar përpara projekte me interes të ndërsjellë.
“Gjatë bashkëbisedimit, diskutuam gjerësisht rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në funksion të thellimit të mëtejshëm të iniciativave në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë”, tha Kushi.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.