Bllokohet TikTok për përdoruesit me moshë të papërcaktuar

ROMË, 22 janar /ATSH-AFP/ – Italia njoftoi sot se kishte bllokuar përkohësisht aksesin e TikTOK për përdoruesit, mosha e të cilëve nuk është e qartë, një masë e marrë me urgjencë pas vdekjes së një vajze 10-vjeçare, që mori pjesë në një lojë në rrjetin social.

Autoriteti për mbrojtjes e të dhënave personale theksoi në një komunikatë se do të bllokonte rrjetin social kinez me efekt të menjëhershëm dhe deri më 15 shkurt, datë kjo kur të plotësohen kërkesat e rregullatorit italian.

“Kjo nënkupton konkretisht se TikTok është i ndaluar të shfrytëzojë të dhënat e përdoruesve, mosha e të cilëve nuk është përcaktuar me siguri absolute”, detajoi autoriteti i pavarur.

Ky vendim vjen disa orë pas lajmit për vdekjen në Palermo, në Siçili (në jug), të një vajze 10-vjeçare, e mbytur ndërsa ajo merrte pjesë në një sfidë “lojë shamie” ndërsa filmonte veten me laptopin e telefonit në TIKTok./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.