Energji në parametra optimalë në Goricaj/ Braçe: Koha për të vijuar punën për njerëzit

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se në Goricaj të Divjakës janë vendosur shtyllat e betonit dhe janë shtrirë kabllot elektrikë.

“Në punë për njerëzit në Goricaj, Divjakë, rielektrifikim! 5 javë më parë ju tregova derexhenë e “elektrikut” në fshatin Goricaj të njësisë Gradishtë, në Divjakë. 5 javë më pas ja ku jemi, shtyllat e betonit janë vënë, kabllot ABC janë shtrirë. Lidhjet me çdo shtëpi e çdo serrë janë bërë. Fare pak ka mbetur nga dy kabinat dhe energjia në parametra optimal do jetë kudo për afro 300 familje e sipërmarrje. Këtë premtuam, këtë bëmë. Punën bëmë, fjalën mbajtëm. Thyem gënjeshtrat e 30 viteve”, theksoi Braçe.

“Dëgjova sot nga hajdutët e LSI-PD se Erioni nuk do kandidojë në Divjakë, po vjen tani që mos shkrehet puna! Nuk lëviz nga Divjaka! Kam mbi 7 vite që jam dy herë në javë në Divjakë, njësoj siç edhe këto ditë!”, theksoi Braçe.

“E kuptoj hallin tuaj, por nuk do hapë rrugë hiç, as për hajdutët e gatshëm të LSI-PD e as për familjet kriminale që duan hapësire në politikë për të pastruar pasuri krimi e për të vjedhur pasuri të njerëzve të mirë të Divjakës!”, u shpreh Braçe.

“Harrojeni! Nuk iki! Nuk ka kohë për pushim! Është koha për të vijuar punën për njerëzit si 7 vite me radhë! Ju çdo bëni veç vjedhjes?”, tha Braçe. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.