BRUKSEL – Von der Leyen: Për pasaportat e vaksinave na duhet diskutim i gjerë

BRUKSEL, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Gjatë takimeve me liderët europianë kemi diskutuar mbi certifikatat për qytetarët e vaksinuar, deklaroi presidentja e Komisioni të BE, Ursula von der Leyen.

”Duhet të qartesojmë disa gjëra… e para është një dokumentacion i thjeshtë mjekësor dhe e dyta ka implikime politike që duhet të marren në konsideratë duke përfshirë respektimin e së drejtës për të dhënat personale të qytetarëve”, shtoi presidentja.

“Kur të vijë koha e duhur do të na duhet një diskutim i gjerë midis shteteve anëtarët mbi përdorimet e mundshme të certifikatave sanitare”, shtoi ajo.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.