BELGJIKË – Ndalohen udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit për shkak të COVID-19

BRUKSEL, 22 janar /ATSH-AFP/ – Belgjika vendosir të ndalojë për popullin e saj udhëtimet jo thelbësore duke nisur nga e mërkura deri më 1 mars, theksoi një burim qeveritar duke konfirmuar informacionet e medias belge.

Vendimi parashikon frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe varianteve të shfaqura së fundit.

“Janë të ndaluara udhëtimet e kohës së lirë apo të kënaqësisë, do të ketë kontrolle kufitare me gjoba”, tha për stacionin televiziv RTBF një drejtues tjetër Elio di Rupo, president i rajonit të Wallonias./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.