Basha: Kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, koha për ndryshim

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “kostoja e jetesës është rritur dita-ditës”.

Basha postoi një video të një familjari që tregon vështirësitë për të blerë mjete shkollore për fëmijët.

Basha tha se “ka ardhur koha për ndryshim pas 8 viteve të dështimit të Ramës”.

“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi kostoja e jetesës është rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim. Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, tha Basha./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.