“Trashëgimia e dhunës”/ Nga 1997, te 21 Janari dhe protestat e dhunshme të opozitës në 2019-ën


TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi sot një video përmbledhëse duke sjellë në kujtesë disa prej zhvillimeve të dhunshme që përfshinë vendin nga ngjarjet e 1997, 21 Janari 2011 e deri te protestat e dhunshme të 2019-ës.

“Trashëgimia e dhunës”, thuhet në video, ku sillen në kujtesë ngjarjet e viteve 1996-1997-1998, apo 21 Janari 2011, kur në pushtet ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha, Ministër i Brendshëm.

Po ashtu, në video shihen sekuenca filmike nga protestat e dhunshme të 2019-ës të organizuara nga opozita e kryesuar nga Lulzim Basha.

“Bëmë baba të të ngjaj. Gjithmonë të dhunshëm. Turp kush i mbështet”, thuhet në videon e publikuar nga Balla. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.